Zbulohet një regjistrim audio nga shërbimet sekrete ukrainase në lidhje me avioni e rrëzuar dje, që i mori jetën 298 personave. Biseda është zhvilluar mes një zyrtari rus dhe një prej anëtarëve të grupit terrorist. Gjatë bisedës në rusisht dëgjohet se është rrëzuar një avion pasagjerësh, dhe kjo ka ndodhur 20 minuta pas rrëzimit të avionit.
Ndërsa, vetëm pak orë më parë u gjet dhe një nga kutitë e zeza të avionit malajzian. Megjithatë, ajo nuk mund të zbulojë origjinën e goditjes së supozuar të raketës, që autoritetet ukrainase dhe separatistët prorusë fajësojnë njëri-tjetrin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





