Durrës, 18 korrik 2014 – Migen Memelli pritet të rikthehet te skuadra e Teutës. Lojtari i cili ka firmosur për durrsakët ishte nisur për një provë në Arabi, por duket se lojtari nuk i ka kaluar provat mjekësore.

Parashikohet që Memelli do t’i bashkohet skuadrës së Teutës gjatë këtyre ditëve, por ai nuk do të zhvilloje ndeshjet miqësore të programuara nga drejtuesit e klubit. Ndërkohë skuadra vazhdon fazën përgatitore në Austri. Durrsakët do të zhvillojnë edhe katër ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Austri sipas këtij kalendari:

1.KF Teuta – Cardiff City(Angli) 19.07.2014 ora 19 00 luhet ne Kirchbichl(Austri)

2.KF Teuta – Torpedo Moskë 21.07.2014 ora 18 00 luhet ne Hochfilzen(Austri)

3.KF Teuta – Simurq Azerbajxhan 23.07.2014 ora 18 00luhet ne Kirchbichl(Austri)

4. KF Teuta – Kuban Krasnodar 24.07. 2014 ora 17 00 luhet ne Hochfilzen(Austri).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/