Gjermani, 18 korrik 2014 – Pas martesës, për Rosberg erdhi edhe një rinovim kontrate, por mbi të gjitha Gjermania e tij u shpall kampione e Botës në futboll.
Piloti gjerman i Mercedes e pranon dhe e shpreh lumturinë përmes Twitter-it, për të ishte një javë e paharrueshme.
Për të festuar fitoren në “Maracanà”, gjermani do të mbajë një kaskë speciale gjatë garës së kësaj fundjave, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në Hockenheim, garë që do të zhvillohet më 20 korrik.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





