E premte, 18 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Reforma, sa rriten pensionet me ligjin e ri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Miratohet harta e re me 61 bashki, PDIU i bashkohet mazhorancës

–   Të përndjekurit, Rama: Dëmshpërblim vetëm për ata që janë gjallë

–   Isa Mustafa zgjidhet kreu i Kuvendit, e urojnë Meta e Basha

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Pensionet, rriten kontributet”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Ndarja e re territoriale, ja 61 bashkitë e Shqipërisë

–   Karriera në ushtri, Kuvendi miraton dekretin e Presidentit

–   Dyshimet, qëllohet avioni malajzian mbi qiellin e Ukrainës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Harta e Shqipërisë, Komisioni: 61 bashki”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vjollca Braho: Formula e re e pensioneve për çdo kategori

–   Pagat e policisë me ligjin e ri

–   Matura, si të llogarisni pikët

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Qeveria mes çamëve dhe grekëve, zgjedh 5 votat e PDIU”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Zbulohen 1454 pensione false, dëmi në buxhet 7 milionë dollarë

–   Cilat janë 61 bashkitë dhe ndryshimet nga harta e kaluar

–   FMN “tërhiqet” përkohësisht nga rritja e taksave

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Çamët ikin nga opozita e Bashës”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Flet kreu i ish ushtarakëve; Qeveria tu japë lekët, ose do të drejtohemi në Strasburg

–   Ligji i ri, shqiptarët do të paguajnë edhe për varrin

–   Kreu i Kuvendit Meta uron homologun kosovar

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Gjin Gjoni përfundon në prokurori, pyetet për milionat”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista me 61 bashkitë e reja, ja si ndryshon harta e Shqipërisë

–   Punonjësit social, rishikohen kriteret e punës

–   Pikët e fituesve të fundit të gjithë Universiteteve

–   Pas arrestimit të Dajtit “klani” i Bashës nis punimet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Ish-kreu i AKKP, Vatnikaj: U grabitën 1939 hektarë tokë nga Gjiri i Lalzit te Kepi i Rodonit, ja pse më zëvendësuan me Elvis Çefën”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Sali Berisha zhduku transaksionet e Argitës dhe Fazlliçit nga serveri i tatimeve, Braçe kërkon nisjen e hetimeve

–   Revoltë e përgjithshme në PD, nis gara për kryesitë e rretheve, deputetët përplasen me kryetarët e rinj

–   Nasip Naço i përgjigjet Gjin Gjonit: Nuk do të shpëtosh nga drejtësia, trego pse lulëzoi biznesi i gruas pasi u martua me ty

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/