Itali, 16 korrik 2014 – Ermin Bakillari, 45 vjeç, ka ndihmuar një mikun e vet italian për të marrë me dhunë 15 000 euro, që i detyrohej një firmë koncesionare makinash.

Italiani i rrëmbeu një makinë firmës në vend të borxhit, por firma denoncoi italianin dhe Erminin. Ngjarja ndodhi në 24 korrik 2013 dhe një vit më vonë gjykata dënoi italianin me burg dhe gjobë, ndërsa Bakillari u dënua me 1 vit e 4 muaj burg dhe 250 euro gjobë. Bakillari dhe italiani duhet t’i paguajnë edhe 4 000 euro zhdëmtim koncesionarit të makinave.

Për Bakillarin telashet me drejtësinë italiane nuk kanë të sosur. Ai në vitin 2007 gjendej në burg për drogë në Savona, kur një mandat arresti po për kokainë u lëshua kundër tij në kuadrin e operacionit antidrogë të quajtur “Stack Ëood”. Në prill 2011, në një tjetër operacion anti kokainë, Bakillari përfundon në arrest shtëpie në qytezën e Pietra Ligures, afër Savonës, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Ernest Vrapin.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/