SHBA, 16 korrik 2014 – Një video e sikletshme e xhiruar nga shokët e tij e që kishte për protagonist 14 vjeçarin Matthew Burdette ndërsa masturbohej e ka shtyrë adoleshentin drejt vetëvrasjes.

Videoja ishte përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ishte parë nga e gjithë shkolla. Për dy javë me rradhë shokët dhe jo vetëm e vinin në lojë dhe kjo e çoi Matthew drejt aktit ekstrem.

Në letrën që ai kishte lënë për prindërit shkruante se nuk kishte për qëllim të vetëvritej, por nuk mund t’i duronte më talljet e shokëve.

Nëna dhe babai i Matthew kanë fajësuar stafin pedagogjik dhe drejtorinë e shkollës së San Diegos, që nuk morën asnjë masë për të ndalur sulmet ofenduese në drejtim të adoleshentit 14 vjeçar, megjithëse ishin në dijeni të videos që qarkullonte në web.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/