Durrës, 16 korrik 2014 – Policia e Krujës ka identifikuar dhe asgjësuar në territorin e rrethit Krujë 9 parcela me 1030 rrënjë kanabis sativa. Një nga parcelat me kanabis është gjetur në bahçen e shtetasit P.C., ndërsa tre të tjera u evidentuan në afërsi të shtepisë së tij.

Megjithëse policia tentoi të vinte në pranga të akuzuarin për kultivimin e kanabisit, shtetasi në fjalë ishte larguar në shtëpia e për këtë ai u shpall në kërkim.

Policia në të njëjtën kohë po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë përgjegjës për kultivimin e parcelave me kanabis.

Për evidentimin e kësaj sipërfaqe të kultivuar me kanabis sativa kanë ndihmuar të dhënat e grumbulluara nga monitorimi nga ajri i territorit si dhe ato të grumbulluara nga shërbimet e Policisë përgjatë kontrollit të territorit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/