Itali, 16 korrik 2014 – Juventusi gjen teknikun që do të zëvendësojë Conten. Ai do të jetë Massimiliano Allegri. Marrëveshja me ish-trajnerin e Milanit është arritur mëngjesin e sotëm ndërkohë që Allegri është nisur për në Torino ku të zyrtarizohet marreveshja.
Tek Juventusi kanë mjaftuar pak orë për të zgjidhur këtë ceshtje e cila erdhi pas largimit të Contes. Megjithatë, tifozët Bianconeri janë çuar kundër këtij vendimi të kryesisë.“Jo Allegri”, “Nuk e duam Allegrin në Juventus”, ishin disa nga komentet e tifozëve, të cilët kanë mbetur të ‘lënduar’ pas largimit të papritur të Antonio Contes, i cili ia solli këtij ekipi tre tituj rresht në Serie A. Allegri në të kaluarën ishte trajner i Cagliarit dhe Milanit, me të cilin e fitoi një Scudetto.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





