Bjellorusi, 16 korrik 2014 – Barazimi i Skënderbeut në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov erdhi si një rrufe në qiell të pastër në vendin lindor që tashmë ka nisur të interesohet më shumë për kundërshtarin e kampionëve të vendit. 0-0 në 90 minutat e para dhe kampionët e Shqipërisë kanë çdo mundësi të sigurojnë kualifikimin historik, pikërisht ndaj një prej skuadrave më të forta të Bjellorusisë gjatë dekadës së fundit. Mediat e vendit në kufi me Rusinë zgjohen të shtangura nga paraqitja e djemve të Mirel Josës. “Football.by” shkruan se Skënderbeu rrezikon t’i shkaktojë eliminimin BATE-s, ashtu siç bëri vitin e shkuar Shakhter Kragandy. “Rezultati i ndeshjes së parë konfirmon frikën për eliminimin pasi tashmë shqiptarët janë favoritë”, shkruan ndër të tjera kjo gazetë.

Ndërkohë, për gazetën “Telegraph” në versionin Bjellorus, “Shqiptarët arritën ta pengojnë BATE Borisov në rrugën drejt fazës tjetër”. Gjithsesi, “Telegraph” shton se skuadra luajti mirë madje Vitali Rodionov ishte shumë pranë golit të avantazhit duke dështuar në finalizim pasi doli I vetëm përballë gardianit të Skënderbeut. “Belarus Now”, BATE Borisov dështoi në misionin për të fituar në ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar “Borisov Arena”. Në vijim vihet në dukje paraqitja pozitive e mesfushorit të Skënderbeut, Nuredin Orelesi, por kritikohet edhe loja e skuadrës vendase që iu deshën plot 24 minuta për t’iu afruar portës së kampionëve të Shqipërisë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/