Angli, 16 korrik 2014 – Për shumë tifozë, lojtarët e Anglisë janë thjesht ca të rinj të llastuar, që fitojnë shumë dhe nuk e kanë mendjen tek kombëtarja.
Ndërsa Gjermania, rivalja e tyre historike përparonte drejt titullit, mediat angleze u dashuruan me këtë ekip.
Por si për t’i vënë kapak, në ditën kur gjermanët ngrinin kupën dhe mbanin lart krenarinë e tyre kombëtare, lojtarët e Anglisë, Jack Wilshere dhe Joe Hart argëtoheshin në pishina në Las Vegas me pije dhe cigare.
“Ndërsa Gjermania feston, ja çfarë bëjnë lojtarët tanë,” zemërohen akoma më shumë mediat angleze.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





