Bruksel, 16 korrik 2014 – Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron sërish Eurozonën. Sipas institucionit kreditues, çdo goditje tjetër mund të ndalojë rimëkëmbjet e brishtë ekonomike, do të dëmtojë besimin e tregut dhe do ta fusë rajonin në deflacion.
Ekonomia e Eurozonës po publikon rritje ekonomike për rreth 1 vit, por zgjerimi ka qënë shumë i dobët dhe nuk ka pasur fuqinë e duhur për të kompensuar 2 vite të recesionit. Pa llogaritur këtu, që papunësia gjendet pranë nivelit më të lartë historik. “Me hapësira të kufizuara politike në terma afat shkurtër, një goditje tjetër, qoftë e brendshme ose e jashtme, mund të dëmtojë ndjenjën e tregut financiar, të ndalojë rimëkëmbjen dhe ta dërgojë ekonominë në inflacion të ulët, madje edhe në deflacion”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Lajmet e javës së kaluar, për probleme tek kompanitë që qendrojë prapa bankës më të madhe të listuar në Portugali, Espirito Santo, rritën kostot e huamarrjes në disa vende të Eurozonës dhe rikthyen kujtimet e krizës së borxheve në rajon. Fondi Monetar Ndërkombëtar, deklaroi se rimëkëmbja mbetet shumë e dobët edhe pas përpjekjeve të qeverive për të realizuar reforma dhe pas aksionit të Bankës Qendrore Europiane për të nxitur rritjen ekonomike.
Këtë brishtësi e konfirmoi edhe një raport i publikuar të hënën, që tregoi se prodhimi industrial në Eurozonë shënoi rënie gjatë majit. Fondi i bën thirrje liderëve të Eurozonës të mbështesin kërkesën, të realizojnë reformat në sektorin bankar dhe të ecin me shpejtësi më të madhe me reformat strukturore. Komisioneri europian për Ekonominë, Jyrki Katainen, deklaroi se, implementimi i reformave strukturore mund të mbështesë rritjen ekonomike në Bashkimin Europian midis 1.5 dhe 6% në pesë vitet e ardhshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





