Kinë, 15 korrik 2014 – Kur mbreti i persëve, Kserksi shkoi të pushtonte Spartën, për t’u futur frikën spartanëve u tha se gjatë betejës qielli do të errësohej për shkak të shigjetave të ushtrisë së tij. Përgjigja e mbretit Leonidha në këtë rast ishte mjaft lakonike dhe kuptimplotë: “Më mirë, sepse do të luftojmë në hije”.

E ndërsa në Spartën antike qielli u nxi prej shigjetave të persëve, në Kinë, në plazhin Fujiazhuang, deti nxihet prej pushuesve.

Pikërisht ky plazh, që mund ta shihni në fotot e mëposhtme, konsiderohet më i populluari në botë.

Nga moria e plazhistëve duket se nuk ka vend as për të hapur një peshqir. Gjithsesi vend që secili plazhist të qëndrojë në pozicionin vertikal ka ende…

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/