Itali, 15 korrik 2014 – Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një çift ka shqetësuar banorët e një zone në Firence, pasi po kryente marrëdhënie seksuale në publik.
Ngjarja ka ndodhur në një park publik në Firence, ku fëmijët që luanin atje janë shqetësuar nga zhurmat që bënte çifti dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre.
Më pas prindërit kanë lajmëruar policinë për sjellje të turpshme të çiftit në publik. Pas mbërritjes së policisë atje, ka gjetur një burrë zviceran rreth 49 vjeç dhe një italiane rreth 39 vjeç gjysmëlakuriq. Burri u tha policëve: "Më falni, por problemi është se unë e mora shumë viagra". Policia i shoqëroi ata të dy në komisariat dhe më pas i la të lirë.
Por, ngjarja nuk mbaron këtu. Policia disa orë më vonë mori një njoftim se një çift ishte duke kryer marrëdhënie seksuale në të njëjtin park në Firence.
Policia shkoi menjëherë atje dhe pa që ishte i njëjti çift që po kryente marrëdhënie seksuale në publik. Atëherë policia ndërhy me dhunë dhe e shoqëroi çiftin në spital. Por, nuk kaloi shumë dhe çifti u zhduk nga dhoma ku ishin shtruar. Atëherë policia dhe mjekët nisën t’i kontrollonin për t’i gjetur dhe i gjetën të mbyllur në një dhomë tualeti. Burri u justifikua sërish duke i thënë se i ka fajet pilula blu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





