Gjermani, 15 korrik 2014 – Avioni i kombëtares gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord zbarkoi në Berlin. Me mijëra tifozë kishin dalë në aeroportin kryesor të kryeqytetit për të pritur heronjtë e tyre, ndërsa me qindra mijëra prisnin në portën e “Brandeburgut”, simbol i bashkimit të dy Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit, për të festuar me përfaqësuesen e tyre.

I pari që doli nga avioni ishte kapiteni Filip Lahm me trofeun ndër duar, i ndjekur nga Bastian Schweinsteiger që ishte mbuluar me flamurin e vendit të tij dhe kishte lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit. Të gjithë lojtarët u vendosën fillimisht në një pod të improvizuar brenda aeroportit me Kupën e Botës në krye ku dhanë dhe disa intervista për mediat përpara se të niseshin për t’iu bashkuar festës së tifozëve të tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/