Angli, 15 korrik 2014 – Si mund të transformohen 100 Paund në plot 83 mijë të tilla? Për këtë duhet të pyesni bastvënësin e guximshëm që në muajin shtator investoi nga xhepi i tij 100 paund në një bast që brenda kishte pesë parashikime të ndryshme. Kompania britanike Sky Bet publikoi menjëherë pas fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit, bastin e çmendur nga i cili një person fitoi shumën marramendëse të 83 mijë paund rreth 104 mijë euro.

Në këtë bast të guximshëm, personi në fjalë parashikoi se Manchester City do të fitonte titullin në Premier League, Quens Park Rangers do të ringjitej në kategorinë më të lartë të futbollit anglez, skuadra e Wolverhampton do të pozicionohej e para në League One, Reali i Madridit do të shpallej kampion Europe si dhe që Gjermania do të triumfonte në finalen e madhe të “Maracanasë” e do të arrinte kështu të ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës. Një parashikim me të vërtetë brilant nga bastvënësi në fjalë që falë guximit të tepruar fut në xhepat e tij plot 104 mijë euro, dhe nëse në kohë krize është e vështirë që ta konsiderohesh një fitore në lojërat e fatit me djersë dhe të merituar, ky rast mund të bëjë padyshim përjashtim.

Bastvënësi i skedinës së çmendur do të ketë vuajtur jo pak kur ka parë Argjentinën t’i afrohej golit në disa raste gjatë finales me Gjermaninë. Megjithatë ai gol i Mario Gotzes në fund nuk ka bërë të lumtur vetëm gjermanët dhe brazilianët por edhe këtë njeri fatlum që fut kështu në xhepat plotë 83 mijë paund.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/