Itali, 14 korrik 2014 – Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e disa argjendarive në qendër të qytetit të Milanos. Sipas medieve italiane, të arrestuarit janë Kristian dhe Sokol Shkembi, përkatësisht 26 dhe 22 vjeç, me precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali.
Karabinierët kanë publikuar një video, ku tregohet mënyra se si operonin shqiptarët për të grabitur argjendaritë. Ata qëllonin vitrinën me gurë të mëdhenj dhe pasi merrnin ç’të mundeshin, largoheshin me shpejtësi.
Sipas policisë, të rinjtë kishin përgatitur grabitjen e radhës, sërish në qendër të Milanos, dhe më pas synonin të largoheshin njëri në Shqipëri dhe tjetri në Greqi.
Policia arriti t'i identifikonte dhe t'i kapte falë një celulari që njërit prej grabitësve i ra në vendngjarje pas largimit me shpejtësi. Dëmi ekonomik qe shqiptaret u kane shkaktuar argjendarive te vjedhura prej tyre varion nga 10-40 mije euro.
Ata u kapen ndersa do realizonin vjedhjen e rradhes, ate te nje argjendarie vetem 100 metra larg gjykates.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





