14 korrik 2014 – Një punonjëse e Yahoo akuzon shefen e saj për dhunë seksuale. Mediat shkruajnë se menaxherja e kompanisë, Maria Zhang, është në telashe, pasi një ndër bashkëpunëtoret e saj pretendon se është detyruar të kryejë seks oral me të, në këmbim të aprovimit të projekteve dhe ngritjes në karrierë.

Punonjësja Nan Shi është shprehur se në momentin që kishte refuzuar t’i nënshtrohej dhunës seksuale, menaxherja Maria Zhang e kishte hequr nga një projekt shumë i rëndësishëm për të cilën ajo po punonte.

Kjo situatë e detyroi punonjësen që t’i drejtohej drejtuesve të lartë të kompanisë, duke denoncuar shefen e saj. Por ata përveçse nuk morën asnjë masë ndaj menaxheres, e pushuan atë nga puna.

Më pas Nan Shi iu drejtua një gjykate në Kaliforni, ku denoncoi menaxheren dhe kompaninë Yahoo. Zëdhënësi i Yahoo tha se akuzat ndaj Maria Zhang janë të pabaza, pasi ajo është një menaxhere ekzemplare. “Do të luftojmë për të ruajtur emrin e saj të mirë”, thonë nga Yahoo. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/