Durrës, 14 korrik 2014 – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Kepi i Rodonit – Manëz mbrëmjen e së dielës.

Një këmbësor 43 vjeçar Y.T., nga Ishmi është përplasur nga automjeti tip Benz, me targa AA081IF, i drejtuar nga 43 vjeçari nga Tirana, Gazmend Pepa.

Sipas policisë, 43 vjeçari po i jepte makinës në gjendje të pirë. I aksidentuari është dërguar në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar shtetasin Gazmend Pepa, i cili u bë shkaktar i aksidentit rrugor.

Ne po te njejten dite dhe po ne te njejtin aks, rreth ores 17.00, dy efektive te policise rrugore te Tiranes u perplasen nga nje automjet qe drejtohej nga nje 23 vjeçar nga Durrësi ne gjendje te pire. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/