Itali, 14 korrik 2014 – Edmond Pershaku, 33 vjeç, banues në qytezën e Mota di Livencës (Motta di Livenza), në rajonin e Venetos një javë më parë u largua nga banesa për të takuar disa miq. Që në atë moment ai është zhdukur pa lënë gjumë. Gjatë fundjavës mbrojtja civile italiane, policia dhe karabinieria kanë kërkuar kudo për të gjetur Edmondin apo të paktën trupin e tij, nëse në rastin më të keq mund t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi.
Janë përdorur edhe qentë e policisë edhe helikopteri i karabinierëve në këto kërkime, por fatkeqësisht nuk është gjetur asnjë gjurmë e Edmondit. Që nga data 5 korrik e në vazhdim emri i Edmondit është futur në listën e personave të zhdukur. Bashkëjetuesja e Edmondit për fat të keq nuk i ka dhënë ndonjë informatë me vlerë policisë më tepër se faktit që Pershaku është larguar nga banesa me 5 korrik dhe asgjë më shumë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





