Durrës, 14 korrik 2014 – Një 27 vjeçare nga Durrësi është kapur me presh në duar në një supermarket në lagjen nr.13, ne zonen e plazhit.

E reja M.M. ka hyrë si kliente në supermarket dhe ka tentuar të largohet nga aty me dy kuti kremi të vjedhura.

Vjedhja e bërë prej saj është konstatuar nga siguria e supermarketit.

Megjithëse 27 vjeçarja ka tentuar të justifikojë faktin se si ndodheshin dy kutitë e kremit në çantën e saj, kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha veprimet e saj, duke i dhënë kështu mundësi policisë të nisë ndaj saj procedimin penal në gjendje të lirë.   

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/