Brazil, 14 korrik 2014 – Ky është një nga ata lajme që duhet të gëzojë të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Pakkujt i ka shkuar në mendje se ajo Kupë që u ngrit mbrëmë në sytë e gjithë botës, është punuar nga duart e një shqiptari. Pastrimi i fundit i "Kupës së Botës – 2014" është bërë nga tetovari Amir Abduli.

Ai është punonjës në firmën "Silbag AG" të Luzernit, firmë që ka përgatitur "Kupën e Botës". Shqiptarit iu besua pjesa e fundit, ajo e pastrimit të kupës. Amir Abduli, vetëm pak para se ta dorëzonte kupën tek organizatorët e FIFA-s ka shpërndarë një foto me trofeun në dorë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/