Brazil, 14 korrik 2014 – Mario Gotze ishte heroi i vërtetë i Gjermanisë në takimin kundër Argjentinës me golin e shënuar në kohën shtesë.

Me golin e tij, ylli gjerman arriti që të dielën mbrëma t’i sigurojë titullin e katërt të kampionit botëror Gjermanisë.

Pas takimit në fushë u përgëzua nga e dashura e tij. Ann Kathrin Brommel, e dashura e Gotzes, mori vëmendjen nga të gjitha femrat e tjera, teksa shkoi për ta përqafuar dhe uruar të dashurin e saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/