Tiranë, 14 korrik 2014 – Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Basha shoqërohej nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi. Takimi vjen pak ditë pas incidentit në Parlament mes deputetit Gent Strazimiri dhe deputetëve të majtë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

Ndërsa kanë dalë nga institucioni, i vetmi që zbardhi detaje nga takimi, ka qenë deputeti Halimi. Sipas tij, PD depozitoi sot në prokurori dy kallëzime penale, një për deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për dhunën që sipas tij ushtruan ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, ndwrsa kallëzimi tjetër është për kërcënimin që sipas PD, deputeti Ndoka ka bërë ndaj zëdhënëses se selisë blu, Laura Vorpsi. 

Zoti Halimi, për çfarë ishte takimi me kryeprokurorin Llalla? 

Sot depozituam në Prokurorinë e Përgjithshmë dy kallëzime penale për dhunën e ushtruar në parlament nga deputetët Ndoka dhe Ndreu ndaj deputetit Strazimiri si dhe kallëzimin penal ndaj Arben Ndokës që ka kërcënuar zonjën Laura Vorpsi, zëdhënësja e Partisë Demokratike. Biseduam më Prokurorin e Përgjithshëm, kërkuam hapa të shpejtë e efikas në mënyrë që të nisë hetimi ndaj agresorëvë dhe që institucionet në Shqipëri të funksinojnë. Është ekzistenciale që institucionet të funksionojnë në Shqipëri, demokracia të jetë arbitrare dhe të mos sundojë mbyllja e gojës së opozitës. Ne shpresojmë dhe besojmë se Shqipëria nuk është 100 vjet mbrapa, vend anëtar i NATO ku drejtësia dhe institucionet mundohen dhe bëjnë punën e tyre që të funksionojë demokracia, ndryshe demokraci nuk mund të ketë, ndryshe kur fjala e lirë i zihet opozitës, kur dhuna shërbëhet për ti mbyllur gojën opozitës, atëhere demokraci nuk mund të ketë. Demokraci është në rrezik. Duhen vënë autorët para përgjegjësisë dhe ligjit. 

Cfarë garancie morët nga zoti Llalla? 
Detyra e prokurorisë, procedurat janë të qarta, funksionet janë të qarta dhe besoj se do jetë në nivelet e duhura prokuroria dhe sistemi i prokurorisë. 

Edhe njëherë cilët janë të kallëzuarit penalisht nga ana juaj? 
Të kallëzuarit janë deputeti Ndoka dhe Ndreu që kanë ushtruar dhunë ndaj deputetit Strazimiri dhe si për kërcënimin që kanë bërë ndaj zëdhënëses së PD. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/