Korçë, 14 korrik 2014 – Policia e Korçës ka arrestuar sot drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte gazetarja e News 24, Enkelejda Skënderasi, e cila humbi jetën dje në një aksident teksa kthehej nga një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të masakrës së Panaritit. 

Sot policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit, Daniel Hyko 27 vjeç. Hyko drejtonte mjetin tip "Fuoristradë" me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda dhe disa operatorë të mediave të tjera. 

Mjeti doli dje nga rruga në orën 12:45 dhe ra nga 20 metra lartësi. Gazetarja Skënderasi, 29 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët që mori në kokë pas përplasjes me një shkëmb, ndërsa të tjerët nuk patën lëndime.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/