Brazil, 14 korrik 2014 – Shkodran Mustafi u bë i pari lojtar shqiptar që fiton një Kupë Bote.
Futbollisti shqiptar që luan me kombëtaren e Gjermanisë, ka realizuar edhe një “selfie” me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo foto është realizuar fill pas fitimit të Kupës së Botës nga Gjermania.
Shkodrani ka bërë një foto në dhomën e zhveshjes me trofenë duke bërë me duar edhe shqiponjën. Kombëtarja gjermane fitoi kështu Kupën e 4-t të botës në historinë e saj.
Mustafi ishte një nga gjashtë shqiptarët që luanin në finalet e Kupës së Botës, përveç 5 lojtarëve shqiptarë që luajtën me Zvicrën.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





