Korçë, 14 korrik 2014 – Buzëqeshja që nuk ju nda asnjë ditë është kujtimi i fundit që vendosi të lerë gazetarja e palodhur Enkelejda Skënderasi.
Në fotot e shkrepura vetëm 10 minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik gazetarja Skënderasi shfaqet e buzëqeshur mes kolegësh pasi kishte realizuar edhe kronikën e saj të fundit.
Fotot janë shkrepur nga vetë Enkelejda në automjetin ku dhe ndërroi jetë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





