E hënë, 14 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ndryshimet, përplasja me KLD-në, zbulohet ligji i qeverisë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Maturantët, kuotat e pranimit për të gjithë fakultetet, për Tiranën do të jenë 5185 vende
– PD: Ndoka kërcënon zëdhënësen Vorpsi. Deputeti: I telefonova
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Basha humbet PD-në në Durrës”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Ish- ushtarakët, si rillogariten dhe kompensohen 10 mijë pensione
– Qeveria, ministrat raportojnë për 300 ditët e para
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Shuhet në aksident tragjik zëri i Korçës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Dosja për deputetin e PS, kërcënohet Vorpsi
– Paratë e pista, bllokohen 4.4 milionë euro
– Fyle: Koha që BE të pranojë Ballkanin
GAZETA SHQIP çelet me shkrimin “Raporti zyrtar i 300 ditëve të para të qeverisë. Prioritetet për vitin tjetër lufta kundër korrupsionit dhe rritje e punësimit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vdes në aksident gazetarja, plagosen rëndë dy policë
– PD: Ndoka kërcënon Vorpsin. Deputeti: Vetëm telefonova
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Gjermania pushton botën”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– 4000 dosje pronash nën hetim, si ndryshon formula e kompensimit
– Më shumë para për ata që dalin në pension më 2015
– Skandali me pallatet në plazh, kryetari i komunës dha leje të pezulluara që nga 2004
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





