Dashi

Hiqini dyshimet tuaja, duke u shkuar çështjeve deri në fund. Ajo që do të prisni do të jetë më e vogël sesa ajo që do të merrni. Pra do të përjetoni zhgënjime. Kujdes nga hajdutët.

Demi

Moment i mirë nëse kërkoni të merrni borxhe apo kredi, por jo të investoni. Sot gjithçcka do t’ju duket e mërzitshme. Përpiquni të qetësoheni dhe të qëndroni në paqe me kë dëshironi.

Binjakët

Mos u besoni disa të afërmve, të cilët nuk po ju japin këshilla saktësisht të paanshme. Shumë kontradikta personale po ju largojnë nga një person që ju do shumë, por në mënyrë sekrete.

Gaforrja

Jupiteri në mbrëmje do t’ju mundësojë takime të reja dhe tepër interesante. Do të keni gjithashtu mundësi të sqaroheni me një person të dashur për ju.

Luani

Nëse nuk mund të bëni dot pa dikë, të paktën mos e bëni të xhelozohet kot, duke menduar ta bëni për vete. Në këtë mënyrë mund të shkatërroni raportin e bukur të besimit

Virgjëresha

Hëna bashkë me Jupiterin dhe Plutonin, do t’ju mundësojnë suksese të vogla. Ndërkohë, sot ju këshillohet të përmirësoni look-un tuaj. Do të merrni lajme të mira që i prisnit prej kohësh.

Peshorja

Do të fitoni me blerje-shitje, investime apo reklama. Në dashuri do të dominojë kokëfortësia dhe melankolia. Mos vazhdoni të jeni më të ngurtë!

Akrepi

Më mirë të siguroheni për rezultatin e mirë të disa pyetjeve për punën që keni paraqitur kohët e fundit. Perspektiva të mira për këdo që do të zhvillojë një provim apo intervistë pune sot.

Shigjetari

Kush është në kërkim të një pune sot do të ndihet kryesisht i dekurajuar dhe i pikëlluar. Po i besoni më shumë sesa duhet fatit duke mos bërë asgjë vetë!

Bricjapi

Sot mund të merrni një telefonatë interesante dhe të çuditshme! Nëse ju vjen për të qeshur duhet të dini se nuk bëhet fjalë për një shaka!

Ujori

Preferoni të udhëtoni, qoftë edhe në një qytet shumë të afërt, të shmangni alkoolin, duhanin dhe ilaçet. Megjithatë, edhe me shpenzimet duhet të bëni kujdes.

Peshqit

Hëna nuk do t’ju vijë shumë në ndihmë. Bëni durim dhe përpiquni të mos mbylleni në vetvete. Mos u ndalni përpara gjykimeve të njerëzve që ju rrethojnë ngado.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/