Tiranë, 13 korrik 2014 – Nipi i Ahmet Zogut, Leka, ka lënë pas dore idenë për kthimin e monarkisë në vend dhe i është futur pasionit për qentë.

Ai ka ndarë me miqtë e tij lajmin të rëndësishëm, se këlyshi i tij ka marrë pjesë në një konkurs dhe ka zënë vendin e tretë.

“Sot morëm pjesë në Dog Show Shqiptar dhe qenushi ynë boxer mori çmimin e tretë për kategorinë e këlyshëve. Ishte shumë këndshëm për ne, por jo edhe aq për këlyshin”, shkruan Leka në FB.

Më tej, ai bën një apel për kafshët duke thënë se duhet të kujdesemi më tepër për ta.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/