Durrës, 13 korrik 2014 – Në Parlamentin e Shqipërisë, qarku i Durrësit përfaqësohet nga 3 deputete femra, 2 të spektrit të majtë, Klodiana Spahiu dhe Esmeralda Shkjau, dhe 1 e spektrit të djathtë, Albana Vokshi.

Spahiu dhe Vokshi kanë fituar mandatin e tyre të dytë në Kuvend, ndërkohë që Shkjau është ulur për herë të parë në ndenjëset kuvendore, pasi u përfshi në listat e kandidatëve të PS-së si kandidaturë e FRESSH, kryetare e së cilit është në Durrës.

Por krahas angazhimit të tyre politik dhe pjesëmarrjes në aktivitete e konferenca të ndryshme, deputetet një rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe veshjes së tyre, nisur kjo edhe nga natyra femërore.

Bie në sy se Shkjau, si një nga deputetet më të reja në Kuvend, tregohet mjaft e vëmendshme në veshjen e saj, megjithëse sipas 31 vjeçares veshja dhe aksesorët nuk janë ato me të cilët ajo kërkon të tërheqë vëmendjen e të tjerëve mbi të.

Qoftë me kostume apo fustane, Shkjau duket mjaft trendy në veshje, e për këtë mund të shtojmë që edhe format fizike e ndihmojnë të nxjerrë edhe më shumë në pah feminitetin e saj.

Ndërkohë dy deputetet e tjera, Spahiu dhe Vokshi, shfaqen më klasike në veshjet e tyre, ndikuar kjo dhe nga mosha e tyre më e pjekur.

Spahiu duket se luan më tepër me ngjyrat, sidomos ato të çelëta, ndërkohë që Vokshi duket se ndihet më mirë me ngjyrat e errëta, dominuese në pjesën më të madhe të veshjeve me të cilat ajo shfaqet në parlament.

Se cila prej tyre vishet më bukur këtë mund ta gjykoni vetë ju duke parë galerinë e fotove që ne shkëputëm nga profilet e tyre në Facebook.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/