Palestinë, 13 korrik 2014 – Sulmet izraelite në Gaza mbrëmjen e të shtunës lanë të vdekur 15 persona. Ndërkohë 159 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli nisi sulmet pesë ditë më parë. Nga ana e izraelitëve nuk ka të vrarë. Izraeli tha se u godit nga rreth 90 raketa të shtunën.

Qeveria e Izraelit mbron idenë se synimet e bombardimeve të tyre janë shtëpitë e zyrtarëve të lartë si edhe militantët, por nga ana tjetër Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se 77% e njerëzve të vrarë në Gaza kanë qenë civilë dhe njerëz të pafajshëm.

Raketat e Hamasit nuk kanë shkaktuar veçse lëndime e dëme materiale. Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për një armëpushim dhe këshilloi bisedime për paqen. Megjithatë, sipas analistëve, luftërat mes Hamasit dhe Izraelit kanë tendencë për të përfunduar me armpushim, por faktorët që ndikojnë në kohën e marrëveshjes përfshijnë një numër të caktuar të njerëzve që kanë humbur jetën si edhe nivelin e presionit ndërkombëtar ndaj të dy anëve për të bërë një marrëveshje. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/