Pukë, 13 korrik 2014 – Një grua është plagosur rëndë nga bashkëshorti i saj në fshatin Gjegjan të Pukës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë xhelozia. 

Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e krimit, 54-vjeçarin P. Marku, i cili rezulton të jetë person me precedentë penalë. 

Ndërkohë e plagosura Gj. Marku u dërgua në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e nevojshëm. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/