E dielë, 13 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ndryshimet në ligj. Pensionet, ulje për 70% të të punësuarve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Lejet abuzive në rërë te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet kryetari i komunës së Rrashbullit

–   Rama letër Bashës: Takohemi për reformën territoriale

–   Kosovë, arrestohen dy vrasës me pagesë nga Shqipëria

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Arrestohet kreu i komunës Rrashbull, Hysen Gashi dhe anëtarët e KRRT. Pranga për trojet në bregdet”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kulisat, Basha i merr Shkodrën Topallit

–   PD: Ndoka u dënua në Itali. Socialisti: Ja e vërteta

–   Fier, zhdukja e të rinjve në Greqi, familjarët apel shtetit për ndihmë

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Arrestohet kreu i komunës së Rrashbullit për lejet e ndërtimit, 16 pallate në rërë. Ndërtimet në Durrës, 6 në pranga”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   PD boton dosjen e dënimit të deputetit të PS. Arben Ndoka: Lapsus i italianëve

–   100 punonjësit që fituan gjyqet. Të larguarit nga puna, lista e atyre që marrin lekët

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “Rama, Bashës: Takohemi këtë muaj”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   PD publikon dosjen: Arben Ndoka i dënuar në Itali

–   Vizita e zyrtares së DASH, Nuland: Shqipëria po konfirmon avancimin e demokracisë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Deputetet që ndjekin modën e
shpenzimet për garderobën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ekonomia dhe drejtësia, pikat e bisedës me Nuland

–   Topalli refuzon Bashën, nuk merr pjesë në Konventë

Santo, dosja e vjedhjes së motorit në Greqi vjen në Tiranë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Spartak Ngjela: Byroja e Hetimit ka turbulluar Berishën dhe Llallën, vrasja e Santos tregoi se në Shqipëri s’ka hetim dhe gjurmim”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zyrtarja e DASH në Tiranë: Zyrtarët e korruptuar po plaçkisin shtetin, kanë kapur gjyqësorin dhe po shqyejnë qytetarët

–   Pezullohen në bllok spiunët e SHIU, do instruktohen 6 muaj nga Visho Lika, furtunë në Ministrinë e Mbrojtjes

–   Divergjenca në PS për byronë e Hetimit, 15 deputetë kundër Tahirit, kërkojnë rishikimin e draftit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Politikanët e pistë!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kryeministri Rama dhe Nuland, për një projekt të ri bashkëpunimi Shqipëri-SHBA

–   Arben Ndoka: Do dëgjoni gjëra që s'i keni dëgjuar më parë për Berishën, Ristanin dhe Strazimirin

–   Arben Ristani: Deputeti i PS-së është dënuar në Itali

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/