Itali, 12 korrik 2014 – Të pirë dhe të ardhur në qejf kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale në qendër të qytetit, si të ishin duke xhiruar një film pornografik. Gjithçka ka ndodhur në Firence të Italisë.

Çifti i të dashuruarve ka qenë shumë pak larg sheshit Ognissanti, ku ndodhen edhe disa nga hotelet më luksoze të qytetit, të cilët frekuentohen shpesh nga personazhe të famshëm. Banorët kanë deklaruar se kanë dëgjuar ulërima, psherëtima dhe shenja të kënaqësisë seksuale vetëm pak para mesnatës.

Fotot e publikuara nga e përditshme “La nazione” që rrëfen ngjarjen janë me të vërtetë “të nxehta”.

Duket se çifti nuk shqetësohet aspak nga sytë kureshtarë, madje pozon dhe bën gjeste para personave që shkrepin foto me cellular.

Disa prej banorëve kanë menduar edhe se bëhej fjalë për ndonjë person të sëmurë që ndodhej në rrugë, por sapo kanë parë skenën, kanë nisur të bërtasin dhe të lajmërojnë policinë.

Gjithsesi çifti ia kaloi pa lagur atë natë, por ato janë në kërkim nga policia që I akuzon për akte të pahijshme në publik.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/