Itali, 12 korrik 2014 – Petrit Shullani, 33 vjeç, të premten në darkë, sapo zbriti nga trageti i linjës Durrës-Bari u arrestua nga policia italiane. Ai kishte shkuar në Bari si cjapi te kasapi. Ndonëse Petrit e dinte, që në Itali ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për torturim, përdhunim, heqje të paligjshme të lirisë së ish të dashurës në vitin 2008, prapw se prapw kishte udhëtuar për në Bari. Rrethanë rënduese për të ishte fakti, që femra italiane ishte invalide dhe Petriti i kishte grabitur celularin, sende të arta dhe librezën e postës, me të cilën tërhiqte pensionin e invaliditetit. Që nga viti 2011, Petrit ishte shpallur person në kërkim në Itali, sepse ndonëse ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie ia kishte mbathur për në Shqipëri duke thyer masën e sigurisë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





