SHBA, 12 korrik 2014 – Këtë fundjavë amerikanët do të kenë mundësi që me sy të lirë të shikojnë super Hënën.
Në orët e para të së shtunës është koha kur sateliti do të duket më i madh se zakonisht.
Kur Hëna shfaqet e plotë dhe orbita e sjellë afër Tokës, atëherë ky fenomen quhet “Superhëna”.
Gjatë vitit 2014, ky proces pritet të ndodhë katër herë. Më parë kjo ka ndodhur në janar.
Këtë fundjavë shkencëtarët përllogarisin që Hëna do të jetë 222 611 milje lart Tokës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





