Durrës, 12 korrik 2014 – Një 19 vjeçar nga Durrësi dhe një 18 vjeçar nga komuna Xhafzotaj janë arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë.
Mësohet se 19 vjeçari Ermal Shedula është prangosur pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen Nr 3 Durrës, iu gjet një dorezë hekuri (përforcues grushti), të cilën e mbante pa leje.
Ndërkohë Gazmend Sabiaçi, 18 vjeç, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 6 Durrës duke drejtuar motoçikletën tip Miami pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





