Gjirokastër, 12 korrik 2014 – Në kuadër të operacionit të koduar “Erind” janë sekuestruar 260 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Operacioni Antidrogë është zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës. Autoritetet lokale bën të ditur se, transportimi i drogës u bë me një makinë ndërkohë që dyshohet se, mjeti se ka dalë nga rrethinat e Lazaratit.
Transportuesi me makinën ‘Renault’ me targa AA 243 ED për t’i shpëtuar policisë u fut në fshatin Erind, por nga ndjekja, makina u përplas me derën e një shtëpie. Sipas policisë droga ishte paketuar në 24 thasë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





