Tiranë, 12 korrik 2014 – Një grua e martuar përndiqej prej disa kohësh një 46-vjeçar, i cili e ndiqte hap pas hapi dhe i kërkonte me çdo kusht të bëhej e dashura e tij.
“Gazeta Shqiptare” shkruan se Kadri D. është vënë nën akuzën e përndjekjes dhe për këtë arsye ëhstë vënë në pranga, ndërkohë që dosja e tij është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës për shqyrtim.
Sipas prokurorisë, 46-vjeçari e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme, vajzën 18 vite më të re, madje dhe në praninë e familjarëve të burrit të saj, çka ka bërë që mes tyre të lindte konflikt.
I pandehuri, pas prangosjes nuk ka pranuar faktin se e ka përndjekur vajzën, por shprehet se e njihte dhe për këtë shkak e përshëndeste.
Sipas prokurorisë, N.L banon në Tiranë dhe një vit më parë është lidhur në martesë me F.L. dhe vazhdon jetën normalisht me bashkëshortin e saj. Por prej dhjetorit të 2013-ës, vajza u ka rrëfyer hetuesve se përndiqet nga Kadri D.
Në të njëjtën kohë ajo i ka treguar bashkëshortit dhe familjarëve të saj se Kadri D. e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme, ndaj për këtë shkak mes bashkëshortit të N. dhe të pandehurit ka nisur konflikti.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





