Angli, 12 korrik 2014 – Xhani Aliko, vetëm 19 vjeç, lë Italinë ku ishte emigrant me dokumenta të rregullta dhe ilegalisht shkon në Angli. Në qytetin e Bristolit ai arrestohet nga policia, ndërsa po kujdesej për një plantacion kanabisi me 100 rrënjë.

Plantacioni ishte krijuar në tri dhomat e katit të parë të një banese në Bristol. Për të krijuar këtë plantacion ishin përdorur pajisje të sofistikuara, ndriçues të fuqishëm, ventilatorë, si edhe timera për të rregulluar oraret e ndriçimit dhe ajrimit të bimëve të kanabisit.

Gjykata angleze e dënoi Xhanin vetëm me një vit burg duke pasur parasysh moshën e re si edhe mos pasjen e precedentëve të mëparshëm penalë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/