Turqi, 12 korrik 2014 – Një 17-vjeçare nga Turqia zyrtarisht është cilësuar si adoleshentja më e gjatë në botë duke shënuar një rekord ‘Guinness’.
Rumeysa Gelgi është 213, 6 cm e gjatë dhe jeton me prindërit dhe familjarët e saj të cilët kanë të gjithë një gjatësi normale.
17 vjeçarja vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik që sjell rritjen e saj të vazhdueshme, madje edhe duart e këmbët e adoleshentes janë shumë të mëdha, aq sa këpucët e saj janë bërë me porosi në SHBA.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





