Dashi

Dashuria nuk është e bukur po nuk pati grindje, por juve në fakt po ju “mbërthen” xhelozia. Me kohën partneri mund të lodhet dhe t’ju braktisë. Të lindurit ditën e diel ose të martë, nëse po jetojnë një histori dashurie ekstra ose të komplikuar, duhet të bëjnë shumë kujdes për mos t’i ikur situata nga duart.

Demi

Jeni të bindur se mënyra që i bëni gjërat është po aq e rëndësishme sa ajo se çfarë bëni, ndaj mos i toleroni personat e vrazhdë dhe të pasjellshëm. Sot mund të jeni veçanërisht krijues dhe për këtë do të tërhiqni vëmendjen e dikujt, që ju ka pikasur prej kohësh. Gjeni mënyrën që mos t’i humbisni këto raste.

Binjakët

Lërini që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre: sot do të keni rastin e duhur për të riparë njerëzit që nuk i shihni prej kohësh. Do të përjetoni një kohë të mrekullueshme. Për këtë fakt do të jenë të shumtë ata që do t’ju “kthejnë kurrizin”, por mos u shqetësoni dhe përballojeni gjithçka me durim.

Gaforrja

Do të keni ide origjinale dhe inovative sot: përpiquni t’i vini në zbatim. Gjithashtu do të keni të reja dhe avantazhe nga disa takime të rëndësishme. Çështje të së kaluarës për t’i zgjidhur. Kontakte me mjekë dhe infermierë. Kujdes me shpenzimet!

Luani

Dita e sotme mund të jetë rasti i duhur për të bërë sqarimet e dëshiruara. Bëni pjesën tuaj dhe insistoni në mënyrën e duhur për të marrë atë çka dëshironi. Ndërkaq, çfarë kuptimi ka të “gërmoni” në të kaluarën?!

Virgjëresha

Një person ju ka vëzhguar në heshtje, por nuk ka pasur kurajën të “bëjë përpara”. Por sot do të bëhet i/e gjallë, ndaj ju këshillohet që të silleni në mënyrë të tillë që mos t’ju kuptojë nëse keni apo jo interes për të. Një lajm nga larg do t’ju japë shtytjen e duhur për hapa të sigurt.

Peshorja

Sot përpiquni që të argëtoheni dhe të dilni jashtë. Është rasti i mirë për të parë vitrinat dhe për të shëtitur nëpër qytet. Lëruni hapësirë ndjenjave të reja. Shumë mirë dashuria dhe puna. Për beqarët shihen mundësi të mira në horizont.

Akrepi

Do të kaloni një ditë në të cilën do ta keni të vështirë të qëndroni të palëvizur, për shkak të një hëne të shkëlqyer që do t’ju bëjë hiperaktivë dhe me shumë energji për të realizuar objektiva që keni synuar prej kohësh.

Shigjetari

Ashtu sikurse shpresa për një të ardhme të mirë, edhe zemra juaj ndihet e ekzaltuar nga lajmet e mira që mund të merrni sot. Mos mbani mëri për një mik që në të kaluarën ju ka lënduar. Në fund të fundit është një njeri i mirë që meriton një mundësi tjetër!

Bricjapi

Mos u nxitoni në dashuri: prisni që koha t’ju maturojë. Të lindurit në ditën e enjte do ta ndiejnë shumë praninë e miqve. Në mbrëmje mund t’ju lindin debate të vogla, por të vështira për t’i menaxhuar, ndaj mos e humbni qetësinë që ju karakterizon.

Ujori

Do të jeni aktivë dhe ironikë. Do të kontaktoni me persona që merren me artin. Në shtëpi do të mërziteni. Është e kotë të insistoni për një situatë dhe një person që nuk do të ndryshojë kurrë: atë gjë që ju i kërkoni nuk e ka bërë prej kohësh, përse mund ta bëjë pikërisht tani?

Peshqit

Periudhë me fat për aq kohë sa dini t’i “lexoni” arsyet pse të tjerët ju kërkojnë. Jini më racional dhe fati i mirë do t’ju “përqafojë” më shpesh. Kush ju do shumë, është një hap larg jush: do ta ndieni fort frymëmarrjen dhe prezencën e tij/saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/