Itali, 11 korrik 2014 – Policia e Parmës arrestoi shqiptarin Gentian Vora, 36 vjeç, sepse gjatë kontrollit iu gjetën 180 gramë kokainë e pastër, të fshehura në kuzhinë. Policia zbuloi edhe një presë artizanale si edhe 50 gramë material për ambalazhim droge.
Gentiani krahas akuzës për drogë duhet të përgjigjet edhe për akuzën e qenies si klandestin në territorin italian. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë si psh në vitin 2003, kur u arrestua në periferi të Firences nga karabinierët specialë ROS. Edhe në këtë rast u arrestua po për kokainë (1.2 kg) bashkë me shqiptarët: Gentian Muhaxhiri, Bepin Gjonaj dhe Renato Gjoni.
/gje. th. agjencia e lajmeve Dyrrah”/





