Itali, 11 korrik 2014 – Policia e qytetit të Foxhias (Foggia) ndaloi për kontroll një makinë Alfa Romeo 147. Në makinë u gjetën dy “bukë“ (pako) me heroinë me peshë rreth një kile. Policia sekuestroi në makinë edhe një peshore precizioni, përzjerës heroine dhe pajisje për ambalazhim droge. U arrestua në flagrancë Zyber Tusha, 35 vjeç, me precedentë penalë dhe e dashura e tij lituaneze Sandra Beniyste, 32 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së Zyberit u gjet përsëri heroinë, me peshë totale 9,3 kg, të ambalazhuara në 18 pako. U sekuestruan edhe 5370 euro, që dyshohet se janë fryt i shitjes së drogës. Të dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Foxhias.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





