11 korrik 2014 – Angelina Jolie ka hapur procedurë gjyqësore kundër Daily Mail, për publikimin e videove të cilat e paraqesin atë në periudhën e viteve 1990, kur ajo kishte qenë e varur nga heroina.
Gazeta kishte publikuar një varg pamjesh, duke ua bashkëngjitur edhe bisedën që po e zhvillonte Jolie me babain e saj përmes telefonit, ku po bisedohej për çështje familjare.
“The Times” shkruan se Jolie do ta padisë Daily Mail’in për cenim të ashpër të privatësisë.
Në anën tjetër, ish-furnizuesi i drogës, Franklin Meyer, ka deklaruar se ai e kishte furnizuar aktoren me heroinë dhe kokainë tri herë në javë, dhe në njërin prej rasteve ai kishte marrë pamje të saj në mënyrë të fshehtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





