11 korrik 2014 – Një mollë në ditë mban mjekun larg, por jo vetëm, pasi shton edhe dëshirën seksuale te shumë femra. Një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Archives of Gynecology and Obstetrics”, tregon se molla stimulon dëshirën seksuale të femrave.
Është ky rezultati i një eksperimenti të zhvilluar në gra me moshë nga 18 deri në 43 vjeç, të ndara në dy grupe, ato që hanin një mollë çdo ditë dhe grupi tjetër që e konsumonte këtë frut më rrallë. Gratë të cilat konsumonin rregullisht mollë u shprehën më të gatshme për të bërë më shpesh dashuri dhe ndiheshin më të kënaqura nga aktiviteti në shtrat.
U zbulua se përdorimi në mënyrë të përditshme i mollëve bën që femrat të eksitohen më lehtësisht, dhe të jenë më aktive në raportin intim me partnerin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





