Itali, 11 korrik 2014 – Mario Balotelli, është përsëri ai. Sulmuesi italian është shfaqur në një fotografi të postuar në Instagram me një pushkë në dorë, përmes së cilës iu dha pershendetje atyre që e urrejnë.
“Një përqafim i madh për të gjithë atë që më urrejnë”, ka shkruar futbollisti i Milanit, i cili pas disa minutash e ka hequr këtë fotografi.
Ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt njihet për skandalet që i shkakton kohë pas kohe. Balotelli përfundimisht nuk vë mend kurrë…
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





