Durrës, 11 korrik 2014 – Teuta ka lënë temperaturat e nxehta të Durrësit për të vazhduar fazën përgatitore në Austri, teksa janë akomoduar në Hochfilzen, një vend malor i cili tashmë në verë ofron kushte mjaft të mira klimaterike për të realizuar një përgatitje optimale.

Gjatë këtyre ditëve durrsakët do të realizojnë dhe disa ndeshje miqësore me skuadra që ashtu si Teuta do të stërviten në Austri e këto janë skuadra më mjaft reputacion si Botosani apo Lokomotiva e Moskës apo me ekipin gjerman të Braunschweig ndërkohë që ndeshja më interesante do të jetë ajo midis durrsakëve dhe ekipit anglez të Cardiff:

1. KF Teuta – FC Botosani(Rumani) 13.07.2014 ora 17 00 luhet ne Mayrhofen(Austri)
2. KF Teuta – Braunschweig(Gjermani) 15.07.2014 ora 11 00 luhet ne Hochfilzen(Austri)
3. KF Teuta – Lokomotiva Moske(Rusi) 16.07.2014 ora 15 00 luhet ne Bischofshofen(Austri)
4. KF Teuta – Cardiff City(Angli) 19.07.2014 ora 19 00 luhet ne Kirchbichl(Austri)

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/