Durrës, 11 korrik 2014 – Policia e Barit ktheu mbrapsht në portin e Durrësit një shtetas iranian, që ishte përpjekur të emigronte ilegalisht drejt Italisë i fshehur në një furgon. Burime zyrtare thanë se B. K., 27 vjeç, banues në Zeyton-Kargart të Iranit, është kthyer nga autoritetet e Policisë Kufitare të Barit, si i kategorisë “klandestin”, pasi dyshohet se ka kaluar Portin e Durrësit nëpërmjet një furgoni, me një nga tragetet e linjës, i nisur më datë 7 korrik 2014. Pas marrjes në pyetje për itinerarin dhe veprimtarinë e tij, i dyshuari u dërgua në Qendrën e Karreçit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





