Durrës, 11 korrik 2014 – Një i ri 21 vjeçar, me inicialet A.M. banues në lagjen nr.17 të Durrësit është dërguar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21.50 në spitalin rajonal, pasi kishte një plagë të shkaktuar nga një goditje me thikë.
Mësohet së 21 vjeçari ishte goditur me armën e ftohtë në shpatull, por fatmirësisht goditja nuk përbën rrezik për jetën e të riut.
Pas mjekimit nga bluzat e bardha, 21 vjeçari është amrrë në pyetje nga grupi hetimor për të dhënë detaje mbi ngjarjen dhe autorin e plagosjes.
Për arsye hetimi, policia e Durrësit nuk bën publik personin që goditi me thikë 21 vjeçarin A.M., por deklaron se ka nisur punën për kapjen e tij dhe nxjerrjen para drejtësisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





